Romanca mes këngëtarit Capital T dhe Adrola Dushit edhe pse nuk është zyrtarizuar publikisht prej tyre, duket se vazhdon.
Para disa ditësh pati dyshime se ata mund të jenë ndarë, shkak për këtë u bë një video e këngëtarit ku ndër të tjera shkruante: “Si fle unë kur e di që jam beqar dhe askush nuk po më tradhton”.
Mjaftoi kjo për të nxitur dyshimet se raporti mes çiftit kishte marrë fund. Megjithatë kjo është hedhur poshtë së fundmi.
Capital T ka festuar ditëlindjen ditën e djeshme. Ai ka publikuar një foto në profilin e tij të Instagramit, teksa mban në dorë një gotë dhe shkruan bashkangjitur se mbush 32 vjec.
Mirëpo nuk ka munguar një urim publik nga Adrola, e cila ka shkruar: “Urime”, koment të cilin e ka shoqëruar me ikonën e dy gotave për t’i thënë gëzuar.
lokimagazine