Pas disa orësh nga shpërthimi i fuqishëm në fabrikën e deputetit socialist Bujar Çela ku mbetën të vrarë babë e bri Roland dhe Elidon Verçani (Hoxha) si dhe u plagosën 7 të tjerë, ka mbërritur njësia anti-eksploziv, për të kontrolluar zonën.
Kontrolli sipas raportimeve të Top Channel, vjen pasi ka qenë një bombël gazi ajo që ka shpërthyer pasi ka rënë nga vinçi.
Kjo pasi vinçi dyshohet se ka qenë duke ngritur bombola me oksigjen të cilat po përdoreshin për saldim. Por ka dyshime se në vendngjarje ka edhe një bombël oksigjeni e cila nuk ka shpërthyer, për këtë arsye ka shkuar dhe njësia anti-eksploziv.
Njësia anti-eksploziv po kontrollon zonën e magazinës, tashmë të shkatërruar totalisht.
Policia më herët njoftoi se në një kapanon në ndërtim, dyshohet se gjatë punës, vinçieri duke drejtuar vinçin, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.
Një shpërthim i fuqishëm ndodhi pasditen e sotme në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim në qytetin e Lushnjës, i cili është në pronësi të deputetit socialist Bujar Çela. Dyshohet se gjatë punës, shtetasi Roland Hoxha, ose i njohur ndryshe si Landi Verçani, pasi kishte dy emra, teksa po drejtonte vinçin aksidentalisht preku linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ndodhi dhe shpërthimi i fuqishëm.
Si pasojë e shpërthimit humbi jetën vinçieri dhe djali i tij 20-vjeçar Elidon Hoxha, ndërkohë kanë mbetur të plagosur 7 persona të tjerë, mes tyre edhe deputeti socialist. Sakaq, burime për mediat bëjnë me dije se në momentin e ngjarjes babë e bir, Roland dhe Elidon Verçani ndodheshin së bashku brenda në vinç.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo