Përgatitja e kafes turke është me të vërtet terapi në vete dhe përgatitet tradicionalisht në çdo familje tona.
Të gjithë kemi familjarë që e konsumojnë këtë lloj kafeje së paku dy herë në ditë.
Ndonëse, nuk është edhe aq vështirë ta përgatisim këtë kafe, jo të gjithë dinë ta bëjnë të mirë me super aromë e me super “shkumë”.
Të gjithë bëjmë gabime kur e vlojmë kafen turke, por ekziston një metodë sekrete me të cilën kafeja do të ketë shije më të mirë.
Sipas, një video e cila u shpërnda në Reddit, ky sekret ka të bëjë me mënyrën si e vlojmë atë. Ndonëse, shumë prej nesh mund ta vlojmë së paku dy herë; personi në video sugjeron të vlohet sa më shumë të jetë e mundur.
Vlen të theksohet, se shija e kafesë mund të dallojë shumë edhe në cilat vende vlohet.