Lajme

Presidenti Biden njofton: Ushtria amerikane do të hedhë ndihma nga ajri në Gaza

Presidenti i SHBA Joe Biden ka njoftuar këtë të premte planet që SHBA ka për të dërguar ndihma humanitare nga ajri në Gaza.

Ai e ka bërë këtë njoftim një ditë pas vdekjes së palestinezëve të cilët po qëndronin në radhë për ushqim dhe ilaçe.

Biden tha se lëshimi ajror do të ndodhte në ditët në vijim, por nuk ofroi specifika të mëtejshme. Vende të tjera, përfshirë Jordaninë dhe Francën, kanë lëshuar tashmë ndihma ajrore në Gaza. Të paktën 576,000 njerëz në Rripin e Gazës janë një hap larg urisë, – sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

Autoritetet shëndetësore të Gazës, drejtuar nga Hamas thanë se forcat izraelite kanë vrarë më shumë se 100 njerëz duke kur ishin në një kolonë ndihmash pranë qytetit të Gazës këtë të enjte.

Izraeli fajësoi për shumicën e vdekjeve turmat që vërshuan rreth kamionëve me ndihma, duke thënë se viktimat ishin shkelur ose shtypur. Një zyrtar izraelit tha gjithashtu se trupat në një përgjigje të kufizuar më vonë kishin qëlluar mbi turmat që mendonin se përbënin një kërcënim.

Programi Botëror i Ushqimit tha 10 ditë më parë se po ndalonte dërgesat e ndihmave ushqimore në Gazën veriore derisa kushtet në enklavën palestineze të lejojnë shpërndarjen e sigurt. Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë UNRËA tha të premten se gjatë muajit shkurt mesatarisht 97 kamionë mund të hynin në Gaza çdo ditë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo