LifeStyle

‘Nëse më do, duhet të besosh tek unë!’ 7 rregulla për prindër të mirë

Si mund të rrisë një prind vetëvlerësimin e fëmijës së tyre?

Sigurisht, mënyra më e mirë që fëmijët tanë të kenë një zhvillim të shëndetshëm është që t’i sigurojmë atyre një mjedis të ekuilibruar ,të mbushur me dashuri  dhe mirëkuptim, por edhe me rregulla.

Ne po ju sjellim 7:

  1. Përdorimi i një gjuhe pozitive, të dashur dhe të sjellshme është natyrisht hapi i parë për t’u garantuar atyre një ekuilibër të shëndetshëm emocional.
  2. Tregimi i historive që forcojnë aftësitë njohëse dhe të të menduarit mund t’i ndihmojë që të kuptojnë se mendimet, emocionet dhe sjelljet tona janë vendimtare në jetë. Historitë i ndihmojnë që të kuptojnë botën në të cilën ata jetojnë.
  3. Përmirësoni dialogun e tyre të brendshëm: Inkurajojini duke i thënë gjëra pozitive dhe korrigjoni komentet negative që bëjnë ata bëjnë për veten. Fëmijët kanë nevojë për lëvdata të sinqerta për të inkurajuar sjelljet e tyre pozitive. Ndërsa kritikat ia bëni privatisht.
  4. Mbështetini ata kur mund të zhgënjehen nga vetja dhe mësojini të krenohen edhe për arritjet më të vogla.
  5. Përfshiji në jetën familjare, duke iu besuar detyra të rëndësishme që mund ti bëjnë. Është e rëndësishme që fëmijët të ndihen të domosdoshëm për familjen dhe të kuptojnë se i vlerësojmë mendimet e tyre.
  6. Ndihmojini që të socializohen ( të dalin) me moshatarët duke shmangur mbrojtjen e tepërt dhe duke lënë veten tuaj mënjanë.