ShowBizzz

Si ndahet pasuria tek çiftet e divorcuara në 2023? Flet avokatja e njohur

Avokatja e njohur, Nexhi Beqiri, ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka treguar se si ndahet pasuria mes një çifti nëse vendosin të ndahet.

Sipas avokate Beqiri, në vitin 2023 ekzistojnë tre lloj regjimesh të ndarjes së pasurisë, kur ka një zgjidhje martese.

“Në traditën e Shqipërisë që nga kodi civil i vitit 1929 dhe deri në 2003 ka ekzistuar sistemi i bashkësisë ligjore, që do të thotë gjithçka që vihet gjatë kohës së martesës, kur ndahet martesa do ndahet 50% me 50%, pasuria që ata kanë. Tani në vitin 2023 duke patur parasysh se Shqipëria ka ndryshuar, nuk jemi në kushtet e atij sistemit tjetër, tani kemi tre lloj regjimesh të ndarjes së pasurisë kur kemi zgjidhje martese. Kemi sistemin e bashkësisë ligjore që e kanë shumica, rreth 90% e më shumë, njerëzit nuk e dinë që ka sistem tjetër, sistemi i pasurive të ndara, që do të thotë para se ti të bësh martesën, bëhet një kontratë, që regjistrohen të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, që ka secili nga partnerët dhe vendoset se si do funksionojë pas martese, secili vendos të ketë pasuritë e veta dhe në rast se ka ndarje martese çfarë është shkruar në kontratë nuk ke të drejtë ta prekësh”, tha avokatja e njohur.



lokimagazine