ShowBizzz

Këngëtarja shqiptare bën rrëfimin rrëqethës për dhunën nga ish-bashkëshorti: Më dërgon mesazhe kërcënuese

Këngëtarja dhe ish-Miss Kosova, Drenusha Latifi ka pushtuar mediat e Kosovës me deklaratat e saj ditët e fundit për dhunën e ushtruar nga ish-bashkëshorti saj Atilla Kardesh, me të cilin ka qenë prej rreth 10 vitesh.

Ajo dhe ish-bashkëshorti kanë 1 vit të ndarë, por problemi janë fëmijët dhe kujdestaria e tyre ku ai ka hapur më shumë probleme. Dhuna fizike ka filluar në Suedi dhe nga shkurti i vitit të kaluar e deri më sot ish-bashkëshorti e kërcënon.

E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ajo foli më tej për këtë situatë duke deklaruar se arsyeja se përse nuk e ka denoncuar dhunën që ka përjetuar, është për faktin se ka pasur frikë se mund humbiste kujdestarinë e fëmijëve, dhe marrjen e tyre në mbrojtje nga qendrat sociale.

“Zgjodha të flas tani sepse ai është duke më bërë dhunë psikologjike, më dërgon mesazhe kërcënuese, madje më ka dërguar libra ku flitet për prostituta, pra ai më ka vendosur në këtë kategori duke harruar që jam nëna e dy fëmijëve të tij dhe kam qenë gruaja e tij për 10 vite. Një rast kam bërë aksident sepse lexova mesazhet e tij me gjuhë ofenduese dhe u trondita”, tha ajo mes të tjerash, duke dashur kështu ta bëjë këtë denoncim publikisht për të kërkuar më tepër mbrojtje, por nga ana tjetër edhe si një mesazh për vajzat dhe gratë që dhunohen psikologjikisht apo fizikisht.