Blogerja e famshme shqiptare, sukseset dhe emri i së cilës është i shpërndarë nëpër botë, tashmë ka arritur të zbukurojë kopertinën e një ndër revistave më prestigjoze ndërkombëtare.
Edisa Shahini, së fundmi është pjesë e revistës vieneze “Wenerin”, në të cilën është shkruar për jetën, karrierën dhe sukseset e saj.
Shahini e ka bërë vetë të ditur lajmin për ndjekësit përmes një postimi në instagram, ku krahas revistës kushtuar asaj, ka shkruar: “Unë kam shkuar në Vjenë kur isha 17 vjeçe, për të vazhduar universitetin, pa aspak njohuri gjermane. Me përkushtim më vonë u diplomova në Master të Gjuhës Gjermane. Gjatë rrugës fitova përvojë të paçmuar përmes praktikave, duke punuar në OJQ, duke u thelluar në fusha të ndryshme si shkrimi, marketingu, shitjet dhe ndërtova biznesin tim. Sot, jam krenare të zbukuroj kopertinën e Wienerin.
Blogu i saj “Disi Couture” është krijuar që në vitin 2010, ndaj jo më kot është sot një nga blogeret më të famshme në Vjenë të Austrisë. Shahini është lindur e rritur në Prizren por jeton larg vendit prej shumë vitesh.
Nuk është nevoja të thuhet se sa e pasionuar është pas artit dhe modës, mjafton të klikoni blogun e saj.