Egla dhe Roza u përplasën keq me ofendime dhe gjykime personale të cilat kanë lënduar aktoren. E lodhur nga “bullizmi” i saj, Roza Lati i kërkoi aktores që të mos i drejtohet vajza me gjuhë ofenduese, teksa iu drejtua “ke fëmijë ti?”, por Ceno nuk e ka pritur mirë teksa e quajti prezantuesen një femër kokëboshe dhe budallaqe.
“Ke fëmijë t’i Egla? Si mund t’i drejtohesh vajzave në atë gjuhë? Ke fëmijë ti”, i tha Roza Lati.
“Me kë gjuhë më? Çfarë të duhet ty, se çfarë kam unë jashtë, o budallaqe femër”, iu kthye Egla Ceno.
“Unë budallaqe femër, imagjino çfarë je ti”, shtoi Roza. Ndërsa Egla Ceno vazhdoi: “O intrigante, o kokëboshe, o kokëqype”. Ndërkohë, ditën e sotme gjatë një diskutimi me banorët e tjerë, aktorja tregoi se ishte prekur nga fjalët e aktores dhe shpërtheu në lot.
“Roza më tha diçka të tmerrshme që më lëndoi shumë. Është shumë plehrë, e paftë Zoti. Ku e di ajo se sa jam përpjekur unë të kem fëmijë”, tha ajo, teksa qante.
bal