Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë pjesë në ndarjen e çmimeve BRIT Awards. Një yll që shkëlqen gjithmonë, Dua ka ndriçuar dhe kësaj here në tapetin e kuq.
E veshur me një fustan të gjatë të zi lëkure që hapej në fund dhe një varëse zinxhir në qafë Dua ka magjepsur fansat me pamjen e saj. Flokët e saj të kuqe kishte vendosur t’i stilonte thjesht, ndërkohë make up i jepte më tepër hijeshi.
Menjëherë pasi mbërriti, Lipa u fut menjëherë në skenë ku dhe hapi shfaqjen e çmimeve duke dhuruar një supër performancë të këngës së saj më të fundit, “Training Day”.
this is a public apology to my friends and family because i am making @DUALIPA‘s BRITs performance my whole personality. #BRITs pic.twitter.com/IDjbJELM2Z
— BRIT Awards (@BRITs) March 2, 2024
Këngëtarja është nominuar si për çmimin “Kënga e Vitit” si dhe për kategorinë “Artisti i Vitit”. Ceremonia e BRIT Awards do të drejtohet nga Maya Jama, Roman Kemp dhe Clara Amfo, do të ketë gjithashtu një seri prezantuesish të ftuar gjatë mbrëmjes së mbushur me yje.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo