ShowBizzz

Puthja në buzë me vajzën misterioze, reagon ish-ishullorja e Love Island Albania: Më lini të qetë!

Ish-konkurentja e “Love Island Albania”, Erida Marash kohët e fundit ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak të një puthje që ka shkëmbyer me një vajzë pak ditë më parë.

Së fundmi me anë të disa story në llogarinë e saj në Instagram Erida ka thënë se puthjen me shoqen e saj në buzë e konsideron normale dhe për të nuk ka asgjë të jahtëzakonshme.
Më tej Erida shton:” Më lini të qetë!”

Gjithashtu ajo ka bërë edhe një video sqaruese ku ndër të tjera ka shtuar:” Në Itali është një gjë normale të puthësh shoqen në buzë, tregon që ti e do fortë atë person dhe nuk ka asnjë kontekst negativ.”

Kujtojmë se Erida doli çift me Aleksandrosin nga “Love Island Albania”, por pas disa muajësh ata vendosën të ndaheshin.



ks