
Debatet dhe ofendimet në shtëpinë e Big Brother Vip nuk kanë fund. Edhe pse vetëm një orë, gjatë Prime Ledion Liço “bëri” thirrje që të ndalojnë me ofenbdimet dhe mos përfshijnë familjarët e njëri-tjetrit brenda në lojë, debati mes Rozës dhe Meritonit ka agravuar.
Roza gjatë darkës që kanë ngrënë banorët, Roza ka vazhduar debatin me Meritonin duke i përmendur të birin dhe e ka akuzuar se është ai lloj mashkulli që lë shtatzënë lart e poshtë e s’mban përgjegjësi për atë që bën.
Roza: Ai djali yt e ka babain gjallë. Mua më ka vdekur babai, unë ia ndjej mungesën. Po ai e ndjen mungesën tënde?
Meriton: Duhet të të vijë turp.
Roza: Po pse nuk po përgjigjesh, pse nuk thua Roza e ke gabim?
Meriton: Nuk kam pse të të jap përgjigje.
Roza Lati: Se është e vërtetë, se je nga ata çunat që lini shtatzënë lart e poshtë e s’mbani përgjegjësi për atë që bëni.
Meriton: Si nuk të vjen turp të nxjerrësh këto fjalë prej goje?
Roza: S’mban përgjegjësi dhe vjen këtu dhe ofendon femrat.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb