Është shpallur në kërkim Florian Llana, i cili dyshohet se vendosi tritol në banesën e Ilir Koçiljas, i cili akuzohet për vrasjen e Halil Kokës, ngjarje e shënuar rreth 3 javë më parë në Durrës.
Florian Llana pasi ka vendosur tritolin në banesën e Koçiljas është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të marrë me qira, ndërsa një ditë më pas është larguar nga Shqipëria. Personi në fjalë është një emër i njohur për policinë, pasi edhe më herët ka qenë i dënuar për ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin e Durrësit.
Ilir Koçilja akuzohet për vrasjen e Halil Kokës. Personat në fjalë u konfliktuan për një vend parkimi, ku pas një debati Koçilja qëlloi me thikë Kokën, duke i shkaktuar vdekjen si pasojë e plagëve.
Dhe dyshohej se dhe tritoli në banesën e Koçiljas kishte të bënte pikërisht me këtë ngjarje, pasi edhe në muret e banesës ishte shkruar: “endacaku vrasës”. Fatmirësisht kur u vendos tritoli në banesë nuk pati persona, dhe si pasojë u shënuan dëme të shumta materiale.
Njoftimi i policisë:
Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 26.02.2024, në lagjen nr. 3, ku një shtetas i paidentifikuar vendosi lëndë eksplozive në banesën e një shtetasi.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, u bë i mundur identifikimi i shtetasit të dyshuar si autor i vendosjes së lëndës eksplozive.
Nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas ka dalë nga Shqipëria, një ditë pas ngjarjes.
Strukturat hetimore te Komisariatit të Policisë Durrës, pas një pune të thelluar hetimore, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, bazuar në këqyrjen e kamerave dhe në inteligjencën policore, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të vënies së lëndës eksplozive në banesën në pronësi të shtetasit I. K., ku si pasojë e shërthimit pati vetëm dëme materiale.
Nga veprimet e shpejta dhe profesionale hetimore, administrimi i provave në vendngjarje, si dhe këqyrja e kamerave, dyshohet se autori është larguar me një automjet të marrë me qira, drejt lagjes nr.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u shpall në kërkim autori i dyshuar, shtetasi F. Ll., i dënuar më parë për ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin e Durrësit.
Vijon puna intensive për kapjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo