ShowBizzz

“Më shkruante për 4-she në hotel”/ Vëllai i Meritonit reagon ndaj akuzave të ashpra: “Do të ketë padi!”

Vëllai i Meriton Mjekiqit, Rinori, ishte ditën e sotme i ftuar në studion e emisionit “Fan Club”, ku ka deklaruar se do të ketë padi për secilin person që shpif për banorin e “Big Brother VIP 3”.

Rinori u referohet deklaratave të ashpra të Dario Dokës, i cili përmes postimeve në rrjetet sociale thoshte se ‘Meritoni i kishte shkruar për 4-she në hotel’.

Madje këto akuzua reperi i njohur, Stresi, tha se i besonte.

Do ketë padi për secilin që bën deklarata të tilla. Kam folur me avokatin në Prishtinë”, tha Rinor Mjekiqi në “Fan Club”.

Ndërkohë kujtojmë se pak ditë më parë në rrjetet sociale u përhap një postim i artistit të njohur të makijazhit, Dario Dako, i cili hidhte akuza të ashpra ndaj Meriton Mjekiqit.

Shpifës, injorant, burracak. Harron Meritoni që shkruante për 4-she në hotel, dhe pasi nuk pranova më bëri bllok…ahh që s’jam aty t’ia plas njëherë fytyrës ordiner”, ishte një nga postimet e tij.

Deklaratat e Darios erdhën pas veprimeve të Meritonit me Ilnisën , që përmendën indirekt vajzën e Ledjonës në shtëpi, duke e bërë atë të ndjehet keq për mungesën e madhe që ndjen për vajzën e saj të vogël, të cilën e ka lënë jashtë shtëpisë.

Më pas, “Fan Club” ka kontaktuar Darion dhe në një lidhje telefonike ai u shpreh se është gati që të përballet me moderatorin e njohur për këto deklarata.

Unë gjërat që them nuk i them për vëmendje, janë të vërteta dhe unë mbaj përgjegjësi për gjërat që them. Ka 5-6 vite që ka ndodhur, nuk po e akuzoj, po them që ka ndodhur, kam folur në kamer me të, por dhe të kisha mesazhe nuk kam pse i nxjerr se janë private.

Nuk pranova të takohem se nuk jam tip që bëj nga këto gjëra dhe më bëri bllok menjëherë pasi refuzova. Jam gati të përballem me të nëse ai e kërkon,” tha Dario Doka.

Nga ana tjetër, reperi i njohur Stresi ishte javën e kaluar u ftuar në studion e “Fan Club”, i cili tha se e beson Darion.

E besoj atë që ka thënë Dario, nuk e njoh fare këtë djalin por nuk del njeri të thotë deklarata të tilla kot”, tha Stresi.



lokimagazine