Mario Deda i vogli i djemve të “Mjeshtrit të Madh”, Zef Deda i ftuar në News 24 ndau momentet e fundit me të duke treguar dhe ngjashmërinë që ata kishin bashkë.
“Ka shumë momente që më kujtohen me të, ndoshta se unë me babin ngjanim më shumë si stil, kombinonim me batutat shumë sepse babi ishte artist muzikor, si këngëtar dhe unë si muzikant.
Një natë para se baba të ikte nga kjo jetë unë isha në koncert, merakun nuk e kishte për atë që po i ndodhte atij si human por nëse isha unë mirë nga gjendja emocionale dhe nëse isha përqendruar sa duhet për të vazhduar punën time të zakonshme.
Madje në një telefonatë me nënën dëgjohej Zefi në sfond që i thoshte nënës mos i trego si jam se kanë punë me emocione.
Unë mendoj se ai i ka kryer detyrat e tij si burrë, si baba dhe si qytetar me notën 10- të”- tha Mario.
ks