Mamaja e Ledrit ka shuar zërat që qarkullojnë lidhur me marrëdhënien e saj me Sarën. Edhe pse ndarja në mënyrë indirekte është pranuar nga të dyja palët, ka qene Xheraldina, e cila ka treguar se raportin me të vazhdon të jetë mirë.
Në një intervistë teksa u pyet se si është marrëdhënia me ish-partneren e djalit të saj, Xheraldina Vula, zgjodhi të mos flasë për ndarjen por thjesht tha: “Unë i kam punët me të gjithë mirë”.
Fansat u zhgënjyen jashtë mase për ndarjen mes Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës, të cilët edhe sot e kësaj dite nuk kanë denjuar të japin një shpjegim publik për fatin e romancës së tyre.
Një nga projektet e Ledrit, më të dashura nga publiku është padyshim kënga që i dedikoi partneres së tij. Por nëse provoni të kërkoni në “Youtube” këngën “Gjendja” ku protagoniste në klip ishte Sara Hoxha, ajo nuk gjendet më. Ky veprim erdhi disa ditë pasi menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi konfirmoi ndarjen e reperit nga blogerja.
Sipas raportimeve nga mediat kosovare, dyshja takohen vetëm për arsye të vajzës së tyre Poem Blu. Nga ana tjetër disa po e akuzojnë çiftin se po gënjejnë publikun vetëm për vëmendje. Deri më tani, Ledri ka publikuar dy këngë të reja, ndërsa Sara vijon jetën e saj me udhëtime anembanë botës dhe duke promovuar produkte kozmetike apo veshje të brand-eve luksoze.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo