ShowBizzz

I mbyll derën e tualetit dhe e shtyen – sherr mes Sarës dhe Françeskës në Big Brother

Sara Gjordeni dhe Françeska Murati janë përfshirë në një sherr gjatë ditës së sotme (e diel) në Big Brother VIP Albania 3.

E gjitha duket se nisi për papastërti, ku Françeska e akuzoi Sarën për rrobat dhe të brendshmet që kishte lënë në tokë.

Kjo duket se e revoltoi modelen, e cila i qëndroi te dera e tualetit, derisa ajo ishte brenda.

Sara e qëlloi disa herë derën dhe se kur doli u pa ta ketë shtyer atë, ndonëse më pas vazhduan me ofendime me njëra-tjetrën.

Debati i tyre i ashpër vazhdoi edhe në dhomën e gjumit, ku banorët e tjerë po i mbanin larg njëra-tjetrës.

“Zhulse, debile, injorante, nuk ke gojë të flasësh me mua”, qenë vetëm disa fjalë nga debati.

Situata agravoi dhe se të dy banoret nuk dukeshin në gjendje të mirë.