ShowBizzz

U divorcua nga Elia dhe u lidh me fotografen shqiptare, Princ Leka shfaqet i vetëm në Tiranë pas pushimeve me të dashurën e re

Princ Leka është rikthyer në Tiranë, pas pushimeve me të dashurën e re. Ai dhe fotografia disa vite më e re, Blerta Celibashi, tashmë nuk fshihen më. Dyshja ka publikuar në rrjetet sociale disa foto nga pushimet e tyre në Brezovicë.

Ndonëse kanë preferuar që mos të publikojnë foto së bashku, të dy kanë postuar nga i njëjti vend, duke mos lënë më vend për aludime. Por, pas disa ditëve në borë. Leka është rikthyer në Tiranë, ku dhe ka vijuar me angazhimet e tij të përditshme.

Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë në rrugët e kryeqytetit, ku ai shfaqet i vetëm dhe i përqendruar në telefonatën që ishte duke bërë. Pamjet e tij nga e përditshmja janë thuajse të njëjta, ku spikat stili i tij gjysmë formal dhe gjysmë “casual”. Ndërkohë, divorci i tij me Elia Zaharian tashmë është konfirmuar nga të dyja palët.

Çifti përfliteshin prej shumë kohësh për një ndarje, ndërsa Princ Leka kishte nisur edhe një marrëdhënie të re me fotografen e tyre, Blerta Celibashi. Dyshja janë parë së bashku në aeroport ku udhëtuan jashtë vendit për të kaluar së bashku festat e fundvitit, megjithatë asnjëri nuk kishte reaguar publikisht për lidhjen e tyre.

Së fundmi, fotografia ka postuar një video në rrjetin social “Instagram” të Reshat Arbanës teksa interpreton poezinë “Në mundsh…”, si duket një “përgjigje” ndaj thashethemeve që qarkullojnë rreth saj. Ndërkohë, vëmendje ka marrë komenti i Princ Lekës, si mbështetje ndaj saj, njëkohësisht edhe si konfirmim i romancës së tyre.

Ai ka komentuar “emoji” me sy me zemra në postimin e partneres së tij të re, ndërsa është bërë “like” nga Blerta Celibashi. I pari që konfirmoi ndarjen ishte Princ Leka më 15 janar, ndërsa pak pas tij reagoi edhe aktorja Elia Zaharia, ndërsa nuk treguan arsyen pse marrëdhënia e çiftit shkoi drejt fundit.

Në postim, Princ Leka sqaron se martesa ka humbur funksionin e saj dhe me pëlqim reciprok nisën procedurat e nevojshme ligjore për t’u divorcuar.