ShowBizzz

Tronditen banorët/ Anullohet televotimi, një zarf i zi mbërrin në shtëpi!

Një ngjarje e papritur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke shkaktuar mjaft zhurmë në rrjet.

Sara dhe Françeska gati sa nuk përfunduan në përplasje fizike me njëra-tjetrën për shkak të debateve.

E gjitha nisi kur Françeska iu drejtua Sarës me fjalën ‘zhulse’ pasi nuk rregullon rrobat e saj.

Këtë ofendim të Françeskes, Sara e ka pritur shumë keq dhe i është kthyer me të njëjtën monedhë, duke e ofenduar.

Në momentin kur Françeska ka qenë në tualet Sara i ka shkuar pas derës, duke dashur të futet me zor, në mënyrë që të dyja të përfundonin në tualent dhe në këtë mënyrë do të shkonin kokë më kokë në nominim.

Të gjithë banorët janë tronditur nga kjo ngjarje. Ndërsa vetëm pak minuta më parë, një zarf i zi ka mbërritur në shtëpisë, sipas së cilit, Vëllai i Madh ka deklaruar se nuk i toleron më aspak banorët.

Sipas zarfit, është anuluar televotimi dhe njoftimi për banorët do të jepet të martën.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)



lokimagazine