ShowBizzz

Edhe pse me paterica; Victoria Beckham shfaqet në Javën e Modës në Paris!

Stilistja Victoria Beckham dëshmoi se pothuajse nuk ndalet përballë vështirësive duke marrë pjesë në Javën e Modës në Paris për të prezantuar koleksionin e saj të ri. Duke ecur me paterica dhe e shoqëruar nga familja, stilistja i ka gëzuar të pranishmit me krijimet e saj të fundit, madje është shfaqur edhe në pasarelë, ndërsa bashkëshorti i saj, David Beckham dhe fëmijët e kanë duartrokitur nga rreshti i parë.

Në këtë event ishin të pranishëm edhe yje si Ronaldo dhe Pierpaolo Piccioli. Momenti është shpërndarë në rrjetet sociale  nga mediat e huaja, si një shembull tjetër i mbështetjes së pakushtëzuar që çifti tregon në çdo moment. Së bashku me ish-yllin britanik morën pjesë edhe fëmijët e tyre: Harper, 12, Brooklyn, 24 dhe gruaja e tij Nicola Peltz Beckham, 29 vjeç dhe në disa raste ata u panë duke brohoritur për nënën e tyre.

Edhe pse me paterica; Victoria Beckham shfaqet në Javën e Modës

Ka qenë vetë Victoria që ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram lëndimin dhe ka shpjeguar se ka ndodhur gjatë stërvitjes në palestër, duke treguar një foto të këmbës së saj me një pako akulli. “Gëzuar ditën e Shën Valentinit për mua – rashë në palestër!”, shkroi ajo.

Edhe pse me paterica; Victoria Beckham shfaqet në Javën e Modës

Pavarësisht fatkeqësisë, biznesmenia 49-vjeçare mori pjesë në një darkë me miqtë në Londër, duke përdorur një palë paterica, por edhe një fustan të zi dhe syze dielli, ndërsa kombinoi çizmet e saj ortopedike me një këpucë me taka në këmbën tjetër.

 



bal