Haluk Bayraktar ka qenë sot i pranishëm në ceremoninë e çeljes së bazës ajrore të NATOS-s në Kuçovë. Drejtori ekzekutiv (CEO) i Baykar, nuk ka ngurruar të përshëndesë në këtë ditë historike për vendin tonë.
Ai është është një inxhinier i njohur turk, ku ka vendosur të njëjtin emër dhe dronave luftarakë të mbërritur në Shqipëri. Gjithashtu anëtar i Bordit të TUBITAK dhe themelues dhe kryetar i bordit të Fondacionit të Ekipit të Teknologjisë Turke dhe SAHA Stamboll.
Në rrjetin social “Twitter”, Bayraktar ka ndarë një foto me kryeministrin Edi Rama ku shkruante:
“Sot është një ditë historike… U hap baza e parë taktike ajrore e NATO-s në Shqipëri. Hapja e Bazës Ajrore të Kuçovës është fillimi i një epoke të re për sigurinë e Ballkanit dhe Evropës.
Me këtë ceremoni, UCAV-të #BayraktarTB2 hynë në inventarin e Ushtrisë Shqiptare. Kështu, për herë të parë në inventarin e Ushtrisë Shqiptare u shtua një avion që plotëson standardet e NATO-s.
I nderuar kryeministër, Edi Rama, lidershipi vizionar dhe i nderuar Ministër i Mbrojtjes, NikoPeleshi!
Me bashkëpunimin e fortë të #BayraktarTB2s u realizuan sot me sukses fluturimet e para në qiejt e Shqipërisë.
Vendosja e UCAV-ve tona Bayraktar TB2 në këtë pikë strategjike është një tregues i rëndësishëm i kontributit tonë në sigurinë e Shqipërisë dhe gjeografisë simotër të Ballkanit.
Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë për sigurinë rajonale dhe globale me teknologjitë tona inovative”, shkruante ai.
Po çfarë janë dronët “Bayraktar TB2”?
Bayraktar TB2 është një mjet ajror luftarak pa pilot (UCAV) me qëndrueshmëri të gjatë në lartësi mesatare i aftë për operacione fluturimi të kontrolluara nga distanca.
Është prodhuar nga kompania turke Baykar Makina Sanayi ve Ticaret A.Ş, kryesisht për Forcat e Armatosura Turke. Ato monitorohen dhe kontrollohen nga një ekuipazh ajror në një stacion kontrolli tokësor, duke përfshirë përdorimin e armëve. Një dron “Bayraktar TB2” arrin shifrën e 5-6 milionë dollarëve.
Një investim i madh nga qeveria shqiptare dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që veç tre dronëve ka blerë edhe gjashtë avionë luftarakë, si dhe dy helikopterë “Black Haëk”, që zbarkuan ditë më parë në vendin tonë.
Bugün tarihi bir gün…
Arnavutluk’taki ilk NATO Taktik Hava Üssü açıldı. Kuçova Hava Üssü’nün açılışı, Balkanlar ve Avrupa’nın güvenliği için yeni bir dönemin başlangıcı.
Bu törenle birlikte #BayraktarTB2 SİHA’lar Arnavutluk Ordusu’nun envanterine girdi. Böylece Arnavutluk… pic.twitter.com/orCsspo2OF
— Haluk Bayraktar (@haluk) March 4, 2024
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo