Këtë të diel çeli siparin programi më i ri në maratonën e së dielës në Top Channel, “Muzikë kur dëgjoj”, nën moderimin e Ervin Kurti dhe Nevina Shtylla. E ftuara e kësaj puntate ishte këngëtarja Ronela Hajati e cila ndër të tjera pati një moment shumë emocionues. Nëpërmjet një audioje dhe videoje në monitor, Ronela dëgjoi një zë të regjistruar nga i ati i ndjerë dhe pa disa imazhe të tij. Një moment shumë i ndjerë ky që bëri që këngëtarja të mos mbajë dot lotët. Menjëherë pas këtinj momenti emocionues, në studio u bashkuan miqtë më të ngushtë të Hajatit, për të cilët ajo u shpreh se për ta ‘ajo hidhej në zjarr’.
Programi “Muzikë kur dëgjoj” është prurja më e re e Top Channel dhe autori Ervin Kurti tregoi para disa ditësh se:
Në qendër të këtij programi do jetë një personazh nga arti, kultura, sporti. Do rikthehen shumë artistë që kemi qejf t’i shohim, por në një dimension tjetër. Nuk do jetë fare intervistë klasike. Do jetë shumë dinamike. Do ketë një pjesë në terren, është një risi kjo gjë. Do i japim pak mundësi teleshikueve të bëjmë një formë Big Brother, por në formën si ne xhirojmë. Do jetë e bazuar në muzikë dhe në emocione.
bal