ShowBizzz

Deputeten e shpallën të vdekur në rrjete sociale, ja si reagon Adriana Matoshi

Në rrjetet sociale ditët e fundit ka qarkulluar një lajm me foton e deputetes njëherësh aktore e njohur në Kosovë ku shkruajnë se “Gjendet pa shenja jete një person në Pejë”.

E revoltuar nga ky “fake neës” në rrjetet sociale, Matoshi ka reaguar dhe kritikuar mediat duke thënë se lajmet që qarkullojnë në Kosovë duhet të vihen në dyshim mbi vërtetësinë e tyre.

A keni naj koment për portalet tonë?” – shkruan Adriana Matoshi e indinjuar.

Instastory i Adriana Matoshit

Adriana Matoshi është një presonazh shpësh herë i komentuar në rrjet për ngjarje të ndryshme. Matoshi ka treguar para dy vitesh se pas nëntë vitesh i ishte rikthyer tumori në tru, gjersa për herë të parë u diagnostikua kur ishte shtatzënë me fëmijën e katërt.

Ajo është komentuar për divorcin dhe më pas për lidhjen me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld, i cili është 19 vite më i vogël se Matoshi.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb