Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në burgun e Drenovës, ku një i burgosur ka tentuar t’i verë flakën qelisë. Burime për media bëjnë me dije se i dënuari ka tentuar që t’i vërë flakën qelisë duke ndezur dyshekun me çakmak.
Kjo situatë ka alarmuar të burgosurit e tjerë, të cilët kanë thirrur menjëherë për ndihmë. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të policëve të burgut është bërë e mundur që të burgosurit t’i hiqet çakmakun me të cilin po mundohej të ndizte dyshekun.
I burgosuri që ka kryer këtë veprim dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se nuk është hera e parë që kryen këtë akt.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo