Bota

Gjykata e Lartë në SHBA e vendos: Emri i Trump nuk hiqet nga fleta e votimit

Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara vendosi që emri i Donald Trump nuk mund të hiqet nga fleta e votimit për garën presidenciale të muajit nëntor, duke rrëzuar kështu vendimin e marrë më parë nga shteti i Kolorados për ta përjashtuar ish-presidentin.

Kolorado e ndaloi ish presidentin nga votimi paraprak i shtetit në dhjetor, duke përmendur sulmin e 6 Janarit në Kapitol por vendimi i gjykatës i hap rrugën Trumpit për të konkurruar në zgjedhjet paraprake. Në vendimin e tyre të martë këtë të hënë, Gjykata e Lartë amerikane thotë:

“Ne konkludojmë se shtetet mund të skualifikojnë personat që mbajnë ose tentojnë të mbajnë poste shtetërore. Por shtetet nuk kanë fuqi sipas Kushtetutës për të zbatuar Seksionin 3 në lidhje me zyrat federale, veçanërisht Presidencën.”



/tiranapost