Mbrëmjen e sotme në “Top Story”, ndër të tjera është diskutuar edhe arrestimi i Liam Osmanit në shtëpinë e “BBVIP”, i cili u shoqërua nga Policia vetëm një ditë pasi u bë pjesë e reality show-t për një dënim të formës së prerë të vitit 2022 për “mashtrim”, teksa momentalisht ndodhet i arrestuar.
Në studion e Grida Dumës, avokati i Liamit, një përfaqësues i Policisë Tiranë dhe gazetarët e ftuar, përfshirë Doriana Bezat, ndanë detajet e rastit, teksa zv.drejtori Shatro pohoi akuzën ndaj tij, për borxhin e përfolur për 17 bileta drejt Gjermanisë në vitin 2019.
Po ashtu, ai tha se Liam Osmani ka kaluar në datën 27 në aeroportin e Tiranës, në prag të hyrjes në reality show, por sistemi TIMS nuk e ka kapur pasi ai është futur për herë të parë në Shqipëri me pasaportën gjermane, pasaportë kjo e rregullt.
Pra në një farë mënyre përfaqësuesi i Policiës pranoi “gafën” e sistemit dhe institucioneve në hyrjen e Liamit në Shqipëri, duke pranuar po ashtu se edhe gjatë ditëve të qëndrimit në kryeqytet, edhe kur lajmi u bë publik se do futej në program, nuk e kishin pikasur edhe pse ishte në kërkim kombëtar, ndërsa vetem pas futjes në”BBVIP” instancat janë vënë në lëvizje.
Por jo vetëm kaq, gazetarja Bezat dhe avokati në studio, kanë bërë me dije edhe “gafat” e Prokurorisë, që këtë cështje borxhi mes dy palëve për një shumë relativisht të vogël, e ka trajtuar si cështje penale një cështje civile, ndërsa në vendimin e prerë, Liami është dënuar në këtë rast si shtetas shqiptar në 2022-in, edhe pse e kishte lënë nënshtëtsinë tonë në 2019-ën, ndërsa vendimi po ashtu kishte edhe gabime të tjera.
Në studio është diskutuar edhe cudia e vendimit, fakti që Liami as nuk është vënë në dijeni për dënimin dhe gjykimin, që është trajtuar në dokumenta si person me rrzikshmëri të lartë, edhe pse rrëzikshmëria është e ulët, fakti që nuk është nxjerrë në kërkim ndërkombëtar, por edhe arrestimi i tij që është trajtuar si “show” dhe ndoshta është ekzagjëruar, teksa janë zbuluar edhe gafat, madje dështimet e institucioneve në këtë rast dhe mosfunksionimi sistemeve.
lokimagazine