“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Izraelin me ndihmë ushtarake”, – kështu ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller.
Kjo deklaratë erdhi edhe pavarësisht refuzimit të qeverisë së Netanyahu për të hapur më shumë vendkalime për ndihmë humanitare në Gaza.
“Ne vazhdojmë të mbështesim fushatën e Izraelit për të siguruar që sulmet e 7 tetorit të mos përsëriten. Ne i kemi ofruar ndihmë ushtarake Izraelit sepse është në përputhje me këtë qëllim”, – ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.
Miller deklaroi se “udhëheqja e Hamasit që planifikoi dhe komplotoi e 7 tetorin vazhdon të jetë e lirë brenda Gazës” dhe se vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim për civilët e pafajshëm brenda Izraelit.
“SHBA mbështet fushatën legjitime ushtarake të Izraelit në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë t’i mbështesim ata ushtarakisht” – shtoi ai.
Administrata e Biden-it është përballur me reagime për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake ndaj qeverisë izraelite përballë akuzave për abuzimin e të drejtave të njeriut dhe për sugjerimin e vazhdueshëm se nuk do ta përdorte atë ndihmë si levë për të bërë presion ndaj qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Miller theksoi të hënën se qeveria izraelite “mund të bëjë dhe më shumë që duhet të bëjë” për të trajtuar krizën humanitare në terren.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo