Ditën e sotme qarku i Shkodrës është përfshirë nga reshjet e dëborës. Sipas të dhënave nga ARRSH, në akset Hani i Hotit – Tamare, Tamarë – Vermosh dhe Bogë – Theth, ka reshje shiu dhe në lartesitë mbi 1300 metra ka reshje bore.
Rrugët janë të kriposura e të pastruara dhe deri më tani nuk ka pasur probleme me qarkullimin e automjeteve.
Kujtojmë se nga dëbora gjatë ditës së sotme u përfshi edhe qarku i Korçës, ku trashësia arriti deri në 10 centimetër.
Reshjet e dëborës vijnë pas një periudhe disaditore me mot të mirë dhe me diell.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo