Sara dhe Françeska më në fund janë sqaruar me njëra-tjetrën, pas përplasjes fizike që patën pak ditë më parë në shtëpinë e Big Brother Vip. Ka qenë Françeska, e para që ka shfaqur shënja pendese, pasi gjatë një bisede me Jetimin ka thënë që Sara nuk meriton të dalë në këtë formë.
Më pas, ajo është afruar moderatores dhe i ka kërkuar falje për fjalët e rënda dhe ofenduese që i ka thënë. Kjo ndjesë është pranuar edhe nga Sara, mirëpo tanimë pritet se çfarë mase do të marrë vëllai i madh këtë të martë në Prime.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Françeska: Kam shumë gjëra për të të thënë, por s’dua ta bëj. Situata mes nesh ka arritur maksimumin e asaj dhe nuk dua të arrij në atë nxehje të tepër. Më vjen keq për fjalën që të thashë, nuk e meriton as ti dhe askush në këtë shtëpi, me fjalët që përdora unë, apo fjalët e tjera që janë përdorur. më vjen shumë keq, jo vetëm fjala ime, por të gjitha fjalët e ulëta
Sara: E vlerësoj këtë që bëre tani. Nuk kam asgjë me ty
Françeska: Situata te banja për mua ishte e papranueshme, nëse doje që të dilje në nominim me mua, më dilje përballë, se kam aq shumë këllqe saqë isha futur si zonjë. Në atë pikë isha e shqetësuar, sepse nuk dua të viktimizohem. Është personale me mua dhe pse reagova ashtu. Veprimet agresive për mua janë të papranueshme. Njerëzore kam qenë dhe do të mbrohem. Këtu është një lojë.
View this post on Instagram
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb