ShowBizzz

Jamie Foxx nderohet me çmim, gati një vit pas sëmundjes!

Jamie Foxx u nderua në Çmimet e Shoqatës së Kritikëve të Filmit Afrikano-Amerikan, për përpjekjet e vazhdueshme të kompanisë së prodhimit të Foxx për të shfaqur narrativa gjithëpërfshirëse.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve erdhi gati një vit pasi ai u shtrua në spital pas një “komplikimi mjekësor”. Aktori po xhironte komedinë e tij aksion “Back in Action” së bashku me Cameron Diaz gjatë kohës që pati problem shëndetësore.

Jamie Foxx nderohet me çmim, gati një vit pas sëmundjes!

Pas shumë aludimesh asokohe, Jamie reagoi në rrjetin e tij social, ku edhe pse nuk pranoi të tregojë saktësisht se çfarë i ndodhi, ai siguroi se nuk ishte kurrë i verbër apo i paralizuar.

“Kam kaluar diçka që mendoja se nuk do ta kaloja kurrë, kurrë. E di që shumë njerëz prisnin ose donin të dëgjonin një përditësim, por të jem i sinqertë me ju, nuk doja që ju të më shihnit kështu. Dua që të më shihni duke qeshur, duke kaluar një kohë të mirë, duke bërë festë, duke bërë shaka, duke bërë një film ose një shfaqje televizive.

Jamie Foxx nderohet me çmim, gati një vit pas sëmundjes!

Nuk doja që të më shihnit me tuba dhe duke u përpjekur të kuptoja nëse do t’ia dilja mbanë. Shkova në ferr dhe u ktheva… Dhe rruga ime drejt shërimit kishte gjithashtu disa gropa, por po kthehem. Dhe unë jam në gjendje të punoj”,

 

Tags:

jamiefoxx



bal