Geni Gjyzari, avokati i Fredi Belerit ka mbajtur një komunikimin për gazetarët, ku ka treguar se çfarë ndodhi brenda seancës gjyqësore.
Ai e ka konsideruar të padëgjuar më parë veprimin e gjyqtarit, Erion Çela, i cili i ka ndërprerë fjalën të padehurit Fredi Beleri.
“Je e dëgjuat deklaratën e Fredi Belerit. por Kryetari i seancës, Erion Çela i ka ndërprerë fjalën gjatë seancës Belerit. Kjo është e padëgjuar më parë. Tensioni i tij nuk na la të dyshonim për dënimin me 2 vite. Ju e patë vetë sesi bërtiste, si i ndërpriste fjalën Belerit. Ky është vendim politik, siç e porositi kryeministri. Aktet procuduriale janë të të falsifikuara dhe pa aprovimin e Prokurorisë. Prokuroria këtë qëllim kishte. Ra nën presionin e policisë, ” tha para gazetarëve Geni Gjyzari.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën 2 vite burg për kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, pasi akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet lokale të 2023-it. Gjatë seancës së zhvilluar këtë të martë GJKKO vendosi mos zbatimin e masës së kërkuar nga SPAK, me 2.6 vite burg ndaj Belerit.
Ndërsa, për bashkëpuntorin dhe mikun e Belerit, Pandeli Kokaveshin, gjyqtarja Atalanta Zeqiri, e dënoi me 1.6 vite burg, të cilat t’i konvertohen në 3 vite shërbim prove. Kjo masë u vendos për Kokaveshin pasi ai dhe fëmija i tij i mitur kanë probleme shëndetësore.
Seancën e kësaj të marte e ndoqi nga afër edhe një përfaqësues i ambasadës greke si dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule. Gjatë seancës kryetari i zgjedhur i Himarës, u shpreh se hetimi ndaj tij është politik dhe për të u shkelën të gjitha parimet edhe prezumimi i pafajësisë.
“Prokurori kërciste stilolapsin në tavolinë. Më ka bërë presion. SPAK kërkon të më dënojë për sa kohë i duhet Edi Ramës”, tha Beleri. Ndër të tjera, kryetari i zgjedhur për Bashkinë e Himarës hodhi akuza të forta drejt prokurorisë duke thënë se kanë sajuar provat kundër tij dhe është treguar njëanshmëri në gjykim.
“Prokurori kërciste stilolapsin në tavolinë. Më ka bërë presion. SPAK kërkon të më dënojë përsa kohë i duhet Edi Ramës. Sajesa qesharake të pabazuara. Ky hetim tregon si manipulohet procesi gjyqësor. Këto konkluzione nuk mund të merren parasysh nga trupa e gjykimit. Dosja nuk ka fakte, ndaj nuk kam kërkuar gjykim të shkurtuar. Të gjitha gjetjet e prokurorisë kundërshtohen nga avokatët e mi. Herët a vonë, e vërteta do dalë një ditë.
Jam përgjuar 24 orë në ditë, provat nuk përputhen. Në të njëjtën kohë që thuhet se Arseni ka folur me mua, ai ishte në komisariatin e Vlorës. Prokuroria duhet të verifikonte faktet. Gjykata e Apelit pranoi të gjitha kërkesat e prokurorisë dhe asnjë kërkesë timen. Një ndër to t’i kërkonte informacion gjykatës së Vlorës. Kjo është një çështje politike, me mua u shkelën të gjitha parimet edhe prezumimi i pafajësisë. U tejkaluan kompetencat. Kërkesa e prokurorisë për 2.6 vjet burg nuk ka asnjë logjikë. Për dy kryetarë bashkie ka kërkuar shërbim prove.
Sa herë të ketë zgjedhje rezultati do jetë i njëjtë, himarjotët nuk janë budallenj. Është e padrejtë që kësaj çështjeje t’i jepet kuptim patriotik. Jam besimplotë nuk e ndjej veten fajtor. Herët a vonë do gjej drejtësi. Sot duhet t’i thoni jo presionit të pushtetit, të tjerët janë kalimtarë dhe besnikë të partisë. Dy prokurorët do t’i gjykojë historia”, mësohet të ketë thënë ndër të tjera kryetari i Bashkisë së Himarës Fredi Beleri.
Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 2 vite e 6 muaj burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, ndërsa 2 vite për Pandeli Kokaveshin të cilat t’i konvertoheshin në 4 vite shërbim prove. Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi në seancën që u mbajt më 28 shkurt kërkuan pafajësi ose minimumin e dënimit që parashikon vepra penale.
Fredi Beleri ra në pranga më 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale, pasi u kap në flagrancë duke premtuar dhe dhënë para për të blerë vota. Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi, duke përdorur agjent të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri dhe bashkëpuntori i tij, Pandeli Kokaveshi u arrestuan në kushtet e flagrancës. Nga hetimet e kryera u mësua se një agjent i infiltruar i Policisë ka përgjuar pazaret që Beleri ka bërë me persona pranë shtabit të tij.
Pavarësisht se ndodhet në qeli Beleri arriti të merrte më shumë vota se kandidati i socialistëve Jorgo Goro, duke u mandatuar nga KQZ si kryetari i Bashkisë së Himarrës. Mirëpo, ende nuk i është lejuar që të betohet. Theksojmë se çështja “Beleri”, mos lejimi i tij për t’ u betuar ka shkaktuar tensione me fqinjët. Që prej aso kohe kur kryebashkiaku i Himarës ra në pranga, pala greke ka ashpërsuar tonet ndaj vendit tonë. Në dhjetëra deklarata Athina zyrtare ka theksuar se nëse Shqipëria pengon Belerin të marrë detyrën, do të ketë pasoja lidhur me procesit të anëtarësimit. Ndër të tjera, ata janë shprehur se arrestimi i Belerit një ditë para votimeve, interpretohet si frikësimi votuesve, dhe se mbajtja në burgosje është një shkelje e procesit të rregullt ligjor.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo