Në botë ka shumë njerëz të cilët konsiderohen si tepër të ndjeshëm, ose që lotojnë edhe për diçka më të vogël. Ndoshta qajnë edhe sepse e ndjejnë të nevojshme për të rikuperuar gjendjen e tyre emocionale, pas një rëndese psikologjike. Dhe në fakt është shumë në rregull të qash.
Mentorja Diana Pushi, e ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, në RTSH, është shprehur se e qara është baras me një medikament qetësues dhe që lehtëson dhimbje, kjo pasi përmes këtij procesi lëshohen disa hormone ndihmëse.
“Është OK të qash, kemi përfitime prej të qarës. E qara përveç faktit që lëshon hormone ndihmëse që kanë qëllime të caktuara, që jo vetëm krijojnë një gjendje të gëzueshme, por ka dhe hormone që kanë efektin e lehtësimit të dhimbjes që janë sikur pi psh paracetamol, apo një medikament tjetër qetësues. Është zbuluar tashmë që ka të njëjtin efekt në trup sikur pi një medikament për qetësimin e dhimbjeve”, është shprehur Pushi.
View this post on Instagram