Publiku e komentoi shumë debatin e ashpër mes Sarës dhe Franceskës në “Big Brother VIP” . Këtë mbrëmje pritet që një prej tyre të eliminohet, ndërsa tjetra do dënohet. Gjithçka nisi pasi Sara i mbylli derën e tualetit Françeskës, për të cilën u shpreh se ka kërkuar që ta dërgojë veten në nominim bashkë me të. Sara sakaq, u komentua mjaft në rrjet, edhe sepse në një moment ajo është parë teksa ka lejuar Meritonin t`i mbështetet, ndërsa Bardhi qëndron jo shumë larg saj.
Ky veprim i saj ka nxitur reagimin e menjëhershëm të familjarëve të Bardhit.
Në llogarinë e Bardhit në Instagram që menaxhohet nga familjarët e tij, janë fshirë të gjitha fotot e përbashkëta me Sarën brenda BBV3.
bal