Lajme

Pas tre orësh debate, Kryesia e PD-së miraton ndryshimet në statut

Ashtu si dhe ishte parashikuar më herët këtë të martë u zhvillua mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, asaj ku bëjnë pjesë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Gazment Bardhi.

Pas tre orësh debatesh burime për mediat bëjnë me dije se Kryesia e PD-së, ka vendosur që të miratojë ndryshimet statutore, ku si rjedhojë kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi dhe nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj të emërohen automatikisht nënkryetar partie. Tanimë pritet të mblidhet Këshilli Kombëtar për t’i dhënë vulën përfundimtare ndryshimeve.

Dy nenet të cilët priten të ndryshojnë janë:

Në nenin 47 te statutit të PDSH, pas pikës 2 shtohet pika 3 me përmbajtje si vijon;

Në rast se pas përcaktimit të përbërjes së Kryesisë së PDSH, sipas pikës 1 të nenit 47, deputetë anëtarë të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PDSH, nuk rezultojnë anëtarë të saj, këta te fundit kooptohet me vendin Kryesie, si anëtarë të saj me të drejta të plota, dëri në përfundimin e mandatit parlamentar, ose zgjedhjen e tyre sipas pikës 1 të nenit 47.

Në nenin 51 të statutit të PDSH, pas pikës 2 shtohet pika 3 me përmbajtje si vijon. “Në rast se pas zgjedhjes së nënkryetarëve, sipas parashikimeve të nenit 45 rezulton se kryetari i grupit parlamentar të PD-së dhe sipas rastit Nënkryetari/Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë nuk janë fitues sipas kësaj procedure, atëherë ata automatikisht konsiderohen nënkryetarë të partisë për shkak të funksionit. Përgjatë këtij mandati secili prej tyre gëzon dhe ushtron të njëjtat të drejta dhe përgjegjësi si nënkryetarët e zgjedhur, për aq kohë sa gëzon funksionin e drejtuesit të grupit parlamentar të PD dhe/ ose atë të Nënkryetarit/Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo