Vëllai i Lady Dianës, sot 59 vjeç, ndau një foto bardh e zi të tij dhe të motrës bashkë me të ëmën, ku shfaqen mjaft të lumtur së bashku në fund të viteve ’60. Në foto duket Charles duke pozuar në një lëkundëse pranë Dianës, ndërsa nëna e tyre, Frances Shand Kydd, qëndron pas tyre.
“Nëna ime, Diana dhe unë, rreth vitit 1967. Unë do të isha 3 dhe Diana do të ishte 5 ose 6 vjeç. Më pëlqen sa të lumtur dukemi”, ka shkruar ai krahas fotos së ëmbël familjare.
Gjithashtu në mbishkrim, Charles ndau një pseudonim të fëmijërisë së tij, ku ka treguar se nëna e thërriste “Buzz”. “Në këtë fazë të jetës sime, nëna ime më quajti “Buzz”, sepse ajo më shihte se kisha energjinë e pafund të një blete mjaft të lumtur dhe të zënë”, ka qenë komenti i tij, duke shtuar edhe hashtags të ndryshëm si “#Familja” dhe “# Familja Spencer”.
bal