Alex Soros, djali i filantropit George Soros ka zhvilluar një takim miqësor me kryeministrin Edi Rama në ambientet e stadiumit “ Air Albania”.
Miliarderi Soros ka ndarë disa foto me Ramën, ku shihen duke buzëqeshur, e madje në një foto madje Alex ka hipur në një bordurë për të arritur gjatësinë e kryeministrit.
“Stërvitje për ndeshjen!”, shkruan Alexandër Soros në postimin e tij.
Rama dhe Soros kanë një miqësi të ngushtë dhe shpesh janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Kujtojmë që Alex Soros edhe disa ditë në parë ndodhej në Shqipëri, ku mori pjesë në samitin e Ukrainës në Tiranë, ku për herë të parë erdhi në Shqipëri presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Po ashtu Soros mori pjesë dhe në Samitin e BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt në Pallatin Perëndimor.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo