Bota

Rregullohen Facebook, Messenger dhe Instagram

Rrjetet sociale në internet, Facebook dhe Instagram, janë kthyer në sistem, pasi kishin rënë nga sistemi për më shumë se një në pasditen e së martës duke trazuar miliona përdorues në mbarë botën.

Meta, e cila ka në pronësi të dy platformat, kishte konfirmuar se po përballej me probleme, pasi miliona përdorues u shkyçën nga llogaritë e tyre papritmas dhe nuk arritën të kyçeshin për më shumë se një orë.

“Jemi në dijeni për një problem me qasjen në Facebook. Inxhinierët tanë janë duke punuar për të zgjidhur këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur”, kishte njoftuar më herët kompania me bazë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.



/tiranapost