Lajme

SHBA dërgon sërish ndihma nga ajri në Gaza, 36 000 vakte ushqimore

SHBA thotë se hodhi 36,000 vakte ushqimi në veri të Gazës ditën e djeshme në koordinim me Jordaninë, duke u bërë kështu misioni i dytë i tillë i përbashkët në ditët e fundit.

Ndihma në ajër në Gaza ka shkuar për të dytën herë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se fëmijët po vdisnin nga uria në veri, ku rreth 300,000 palestinezë jetojnë me pak ushqim ose ujë të pastër.

Por strategjia për të dërguar ushqim nga ajri në Gaza ka ngjallur diskutime të konsiderueshme, me organizatat humanitare që thonë se ajo nuk mund të përmbushë nevojat në rritje. Po ashtu tregon se bota ka dështuar në dërgimin e ndihmave humanitare në terren.

Më shumë se 20 ndihma ajrore në Gaza janë kryer gjatë javëve të fundit në koordinim me ushtrinë izraelite, me Francën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjiptin që i kryejnë ato së bashku me SHBA-në dhe Jordaninë.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje tashmë shumë herë Izraelit të bëjë më shumë për ta lehtësuar katastrofën humanitare në Gazë, ku më shumë se 30.000 palestinezë janë vrarë nga lufta izraelite, e nxitur nga sulmi i Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz.

Izraeli thotë se është i gatshëm të lejojë futjen e më shumë ndihmave në dy pika të kontrollit në jug të Gazës, për të cilat ka dhënë leje të hapen, si dhe i fajëson OKB-në dhe agjencitë humanitare se po dështojnë të shpërndajnë më shumë ndihma.

Por, agjencitë humanitare thonë se është bërë e pamundur në mungesë të rendit dhe ligjit dhe se i takon Izraelit trupat e të cilit i pushtuan qytetet e Gazës dhe i patrullojnë ato të ofrojë qasje dhe siguri për shpërndarjen e ndihmave.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo