ShowBizzz

Aktori Gerard Depardieu akuzohet sërish për ngacmim seksual!

Aktori Gerard Depardieu është akuzuar sërish për sulm seksual. Prokuroria e Parisit ka njoftuar hapjen e një hetimi të ri pas akuzës për sulm seksual gjatë xhirimeve të filmit “Les Volets Verts” të Jean Becker në 2021.

Aktori Gerard Depardieu akuzohet sërish për ngacmim seksual!

Paditësja quhet Amelie, 53 vjeçe, në padinë e saj të depozituar në prokurorinë e Parisit e akuzon aktorin për sulm seksual, ngacmim seksual dhe sharje seksiste. Gerard Depardieu dyshohet se e kapi atë nga beli dhe ia shtrëngoi gjoksin, përpara se truprojat e tij të ndërhynin.

“Truprojat e tij e morën atë”, tha Amelie për Mediapart. “Ai po bërtiste dhe po qeshte me vete. Ai më bërtiti: ‘Do të takohemi përsëri, dashuria ime’. Isha e habitur, isha e shqetësuar”.

Aktori Gerard Depardieu akuzohet sërish për ngacmim seksual!

Aktori më herët ka qenë nën hetim që nga viti 2020, pasi aktorja Charlotte Arnoul pretendoi se ajo ishte viktimë e përdhunimit në gusht 2018. Ai gjithashtu akuzohet për sulm seksual ndaj një ish-asistente të prodhimit në xhirimet e një filmi në vitin 2014.



bal