ShowBizzz

‘Më dhunuan’, Princ Leka denoncon në polici ish-bashkëshorten Elia Zaharia dhe babanë e saj

Një ngjarje e paprecedentë ka përfshirë Princ Lekën dhe ish-bashkëshortja e tij, Elia Zaharia.

Kjo e fundi akuzohet nga princi se e ka dhunuar, bashkë me babain e saj, Gjergj Zaharia. Mësohet se Leka ka shkuar për të takuar vajzën, e cila jeton në oborrin Mbretëror me mamanë e saj, por është përballur me ofendimet e ish-vjehrrit dhe me pas me dhune fizike ndaj tij.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se princ Leka ka kërkuar edhe urdhër mbrojtje, po ashtu edhe Zaharia. Kujtojmë se Princ Leka dhe Elia Zaharia janë ndarë, ndërsa flitet se princi ka nisur një lidhje të re dashurie me fotografen Blerta Celibashi.

(BalkanWeb)

 

‘Më dhunuan’, Princ Leka denoncon në polici