Lajme

Ndër më të mirët në Shqipëri, Edvin Prifti vazhdon të shpëtojë jetë edhe pas akuzave

Mjeku Edvin Prifti ka nisur një përballje të re me drejtësinë, pasi Prokuroria e Posaçme e ka marrë të pandehur dhe e akuzon për disa vepra penale, në vazhdën edhe të një hetimi të viteve më parë të ndërmarrë ndaj tij.

Mirëpo, pavarësisht akuzave përballjes me drejtësinë, mjeku Edvin Prifti vijon të shpëtojë jetë. Ai nuk është shkëputur për asnjë moment nga detyra e tij dhe dje ka kryer me sukses një operacion në zemër.

Në këtë ndërhyrje thelbësore për vendosjen e një valvule në zemër ose më saktë zëvendësimin e valulës së mëparshme që pacienti ka pasur, mjeku i njohur është asistuar nga kolegu i tij Devis Pëllumbi. Operacioni është kryer në spitalin e zemrës “Dr.Roland Xhaxho” në Tiranë.

Mjeket Devis Pellumbi dhe Edvin Prifti ne operacion
Mjeket Devis Pellumbi dhe Edvin Prifti ne operacion

Klinika është në pronësi të Roland Xhaxhos, një tjetër mjek profesionist në Shqipëri, i cili dhe vetë është nën akuzë për shkak se një fëmijë i mitur ka ndërruar jetë në klinikën dentare të vajzës së tij. I mituri dyshohet se ka marrë mbidozë anestezie dhe mjeku i zemrës Roland Xhaxho kishte dhënë pëlqim për operacion në dhëmbë.

Pavarësisht, akuzave nga drejtësia si mjeku Edvin Prifi dhe doktori Roland Xhaxho vazhdojnë të shpëtojnë jetët e qytetarëve, kauza në shërbim të tyre i bashkon mbi gjithçka tjetër si dy nga profesionistët më të mirë që shëndetësia shqiptare ka.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo