Është ngjarja më e përfolur e ditës sot: pamjet filmike të sherrit mes Elia Zaharisë, babait të saj dhe Princ Lekës bënë xhiron e mediave, duke dëshmuar kështu thellësinë e vërtetë të dramës së një ndarjeje, që në pamje të parë dukej si paqësore dhe e arritur me mirëkuptimin e të dyja palëve. Incidenti i pretenduar se ka ndodhur ditën e djeshme ka sekuenca të regjistruara nga vetë denoncuesi, Princi. Në videon gati një minutëshe ku shiheshin momentet tronditëse të konfliktit fizik, aktorja duket që e ka humbur krejtësisht gjaftohtësinë, ndërsa shpërthen ndaj ish partnerit me kërkesë llogarie, fyerje dhe deri në agresion fizik.
Teksa Princi Leka filmon me celular aktin e dhunës, Elia e akuzon atë se ka goditur babanë e saj, ish-vjehrri i Lekës.
“Ti i ke gjuajtur babit tim, e ke prekur atë. Ti ke goditur babin tim…!”, shprehet Elia e nervozuar, duke mos kursyer asnjë akuzë dhe fyerje ndaj Lekës, ndërsa më tej vazhdon dhe me një pretendim tjetër, i cili nuk ishte dëgjuar më parë:
“Ke prekur me dorë babin tim, ke gjuajtur babin tim”, Elia lëshon edhe një akuzë më të rëndë ndaj Lekës: “Ti e ke prekur, ti…diploma e falsifikuar!”. Me këtë fjali të lëshuar në momente tensioni, Elia si duket nxjerr në pah edhe një detaj dyshimi se Princi Leka ka falsifikuar diplomën, pra është pa shkollë. Dhe këtë e përforcon në fund të konfliktit, teksa Leka bën të dalë:
“Ti, falsifikues, ti o i pashkollë… ti je pa shkollë, ke mbetur pa shkollë! Do të denoncoj, ti je pa shkollë…”.
bal