Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka reaguar pas vendimin të Sekretariatit të Etikës për përjashim me 5 ditë nga seanca plenare në Kuvend.
Korreshi i cili u përjashtua me 5 ditë është shprehur se këto masa janë qesharake. Por jo vetëm kaq, ai ka shtuar se këto masa të kërkuara nga socialistët dhe të vendosura nga Sekretariati i Etikës nuk i bëjnë përshtypje fare dhe se është mësuar me këto masa.
Sekretariati i Etikës vendosi ditën e sotme përjashtimin e tre deputetëve të Rithemelimit nga seanca plenare, pas kaosit të shkaktuar në seancën e fundit ditën e hënë, e cila zgjati vetëm 7 minuta.
“Masat për përjashtime janë qesharake. Tashmë jam mësuar, jam bërë përsëritës, sepse dhe më herët jam përjashtuar. Çdo deputet ka të drejtë që të protestojë. Thjesht mua më kapi lapsi.
Sekretariati i Etikës është një përrallë me mbret. Në lidhje me mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, mund të them se ka dhe nga ata që nuk e duan bashkimin, nuk kemi çfarë t’ju bëjmë”, – tha Korreshi.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo