ShowBizzz

Heidi e mërzitur me Romeon pas sherrit: Ti je dramatik i qelbur, ti ke probleme me veten

Heidi dhe Romeo u përballen me njëri tjetrin spektaklin e mbrëmshëm të Big Brother VIP, në dhomën e rrëfimit.

Më vonë, të shtrirë në dhomën e gjumit, çifti ka komentuar situatën, me Heidin që e akuzon se është dramatik.

Romeo: Unë e nisa të thoja dy fjali, pastaj më pyeti Ledjoni, e filluam të akuzojmë njëri tjtetrin pastaj, se unë nuk doja që të debatonim

Heidi: Unë u ktheva andej

Romeo: Edhe unë po flisja me duart poshtë, ça të bëj

Heidi: Ti acarohesh, ti e humbe

Romeo: Hajde moj ti, ti ishe e para që u përgjigje

(Heidi qesh)

Heidi: Do fillojmë prap

Romeo: Ti ishe…

Heidi: Ti e fillove… dramatik i qelbur, idiot.

(Romeo qesh)

Romeo: Çfarë më the dramatik i qelbur?

Heidi: Je komplet idiot, ti e ke të gjithë fajin.

Romeo: Pse? Ej Zot keq të flasësh, keq të mos flasësh. Kur nuk flas thonë pse nuk flet…

Heidi: Ti ke probleme. Ti e ke fajin.

Romeo: Ti mund të kishe folur ndryshe dje kur të pyeti Ledjoni dhe unë nuk do nxehesha. Kushedi çfarë ke thënë ti e para.

Heidi: E vërteta është që unë i bëj pyetje dhe ky nxehet, kaq. Me ato tripet e tua të poshtra, je pa lidhje.

Romeo: S’jam pa lidhje unë, s’jam budalla…

Heidi: Mendo çfarë të duash. Sot me të vërtetë që unë u lëndova shumë me atë që the. Nuk të besoj më.

Heidi e mërzitur me Romeon pas sherrit: Ti je dramatik i qelbur, ti ke