ShowBizzz

Meriton Mjekiqi del nga shtëpia e Big Brother VIP, zbulohet arsyeja

Në spektaklin e natës së kaluar banori i “Big Brother Vip” Meriton Mjekiqi nuk është ndjerë mirë.

Në një moment gjatë diskutimeve për ngjarjet e ndodhura në shtëpi, moderatori Ledion Liço i thotë të largohet në dhomën e rrëfimit për të marrë ndihmë mjekësore.

Por burime bëjnë me dije se Meritoni ka dalë nga shtëpia e BBV mbrëmjen e djeshme dhe është transportuar në spitalin e Traumës.

Meritoni ka qëndruar për rreth dy orë ku u është nështruar të gjithë ekzaminimeve, mirëpo ky detaj nuk është zbuluar nga produksioni i Big Brother.



lokimagazine