Sara Gjordeni ishte e ftuar sot në “Shqipëria live”, një ditë pasi u përjashtua nga Big Brother VIP.
Ish-konkurrentja foli për herë të parë për boksierin, Jurgenin, duke sqaruar përfundimisht marrëdhënien me të.
“Jemi ndarë pesë muaj përpara se të futesha në Big Brother, por kemi mbajtur kontakt për inerci. Nuk flisnim çdo ditë. Ai status zyrar nuk ishte më. Dronin, e mora vesh se kush e ka dërguar dhe nuk e ka dërguar ai. Unë kam pasur kontakt dhe i thoja që nuk kam për të gjetur dikë tjetër dhe ai më thoshte ‘nëse del single unë do jem duke të të pritur’. Nuk bëmë asnjë premtim”, tha Sara.