Moderatori i njohur Ledion Liço ka ndezur ndjenjën e nostalgjisë dhe kuriozitetin te ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në Instagram, ai ka ndarë një foto nga edicioni i “The Voice of Albania” i vitit 2018, shoqëruar me statusin “Thonë që ju ka marrë malli”.
Postimi i tij ka bërë që fansat të spekulojnë nëse ky është një sinjal për rikthimin e shumëpritur të spektaklit të talentëve në Shqipëri.
“The Voice of Albania”, një prej formateve më të pëlqyera të konkurseve muzikore, ka lënë gjurmë të paharrueshme në skenën e muzikës shqiptare, duke zbuluar dhe promovuar talente të reja që tashmë janë bërë pjesë e industrisë muzikore.
Mbetet për t’u parë nëse “The Voice of Albania” një format shumë i dashur për publikun shqiptar, do të rikthehet sërish në ekran; ndoshta me përfundimin e Big Brother Albania VIP 3?!
View this post on Instagram
lokimagazine