Shqipe Hysenaj së fundmi iu ka kërkuar falje fansave për mungesën e saj të gjatë në rrjetet sociale.
Në një Insta story ajo tregon se ka qenë e zënë këto kohë, por premton se do iu kushtojë më shumë kohë në ditët në vijim.
“Kam marrë vesh që disa prej jush janë mërzitur me mua, nuk kam dashur t’ju mërzis, mbase jeni lënduar nga ato çfarë kam thënë unë, mbase jeni lënduar me mungesën time në Instagram po ju kërkoj shumë falje. Do përpiqem të jem më aktive, ju dua pa fund”, thotë ajo në një Insta Story.
Mirëpo nuk mund të mos hidhte një kunjë edhe për Blerandon, për të mos thënë që të gjithë videon për të e kishte, kjo kuptohet pasi ajo dhe menaxherja e saj shprehen se “do ju bëjnë follow të gjithëve” duke qeshur me të madhe. Por kujtojmë se ishte Blerando që pas përfundimit donte follow nga Shqipja. Ndaj kjo video si duket është edhe për këngëtarin.
Shqipe vetëm pak kohë më parë doli nga BBVIP KOSOVA si finaliste duke rrëmbyer zemrat e shumë njerzve
ks