Lajme

Ish-këshilltari e zbulon: Princ Leka do të martohej me vajzën e Ibrahim Rugovës

Sherri në Familjen Mbretërore ka qenë kryefjala e mediave. Një divorc përfundoi në kronikën e aktualitetit pasi si Princ Leka, po ashtu dhe Princeshë Elia Zaharia depozituan në Policinë e Tiranës kallëzimë kundrejt njëri-tjetrit si dhe babait të Elias, Gjergj Zaharisë  për ushtrim dhune.

Së fundmi, ish-këshilltari i Familjes Mbretërore, ka zbuluar se Princ Leka do të martohej me vajzën e Ibrahim Rugovës.

I ftuar në emisionin “Reporlitix” ai tha se ideja ishte për bashkim kombëtar, duke qenë se edhe Mbreti Leka gjithmonë e ka dashur këtë gjë.

 “Ideja ka qenë meqë Mbreti Leka ishte për bashkim kombëtar, ishte një mendim që ai të martohej me një vajzë nga Kosova dhe pikërisht me vajzën e doktor Ibrahim Rugovës”, tha ai.

 

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo