Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një mesazh për mësuesit në festën e 7 Marsit.
Kreu i qeverisë ka postuar një video me “Himnin e Mësuesit”, kënduar nga nxënësit e shkollave të Tiranës dhe kori i Liceut Artistik, teksa u shpreh mirënjohje dhe respekt çdo mësuesi në çdo krahine të Shqipërisë.
“MIRËMËNGJES 😊dhe duke ju uruar Gëzuar 7 Marsin me “Himnin e Mësuesit”, kënduar nga nxënësit e shkollave të Tiranës dhe kori i Liceut Artistik, me mirënjohjen më të thellë dhe respekt për mësuesit e çdo krahine të Shqipërisë, të trojeve ku flitet shqip dhe diasporë, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama në postimin e tij.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo